Sot ka festë në shtëpinë e Zaimina Vasjarit! Partneri i saj Klodi feston ditëlindjen dhe Zaimina është kujdesur ta kalojë në mënyrë perfekte këtë ditë. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet nga pishina me një shishe shampanjë në dorë, ndërsa Klodi i troket gotën për të bërë “Gëzuar!” “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, shkruan Zaimina.

Panorama perfekte e perëndimit e bën edhe më tepër romantike këtë foto që besohet se është realizuar në vilën e tyre. Por Zaimina nuk është mjaftuar me kaq, pasi ajo ka publikuar një tjetër foto në Instastory, ku i shpreh dashurinë partnerit: