Mero Baze/

Unë nuk doja të largohej nga qeveria Ditmir Bushati. Për dreq duket sikur nuk paska dashur as Ilir Meta. Por ndryshe nga unë dhe shumë të tjerë, që ndjeheshim komod me një ministër që ka shkëlqyer në postin e tij, më mirë se kushdo tjetër këto 28 vjet, Ilir Meta bën sikur nuk do, pasi aq kohë sa ka qenë Ministër I Jashtëm Ditmir Bushati, ka qenë thuajse gjithnjë në pozicione të kundërta me të, sidomos në çështjet rajonale, përfshi Greqinë, Serbinë dhe sidomos Gruevskin në Maqedoni.

Dashuria e beftë e tij për Ditmir Bushatin, duke mos e dekretuar shkarkimin e tij, në fakt ka të bëj me vazhdimin e mosplëqimit real që ka pasur për të, është një hakmarrje e ftohtë me shpresë se po bën diversion në traditën e LSI, siç mundohet të bashkëshortja e tij, për Erion Veliaj.

Kjo në të vërtet as I hyn më në punë Ditmir Bushatit. Për të dhe për shumë mbështetës të tij, natyrisht do të ishte mirë që ai të ishte Ministër I Edi Ramës në qeveri, por kryeministri ka marrë tashmë një vendim tjetër dhe përbërja e qeverisë është vullnet I tij. Debati për përfshirjen e Presidentit në përbërjen e qeverisë, u konsumua me shumë zhurmë dy muaj më pare me Ministrin Lleshi dhe Ilir Meta u zbyth duke gjetur arsye banale.

Në rastin konkret, ai ka shkuar një hap më tej, pasi më shumë se kërkon të refuzoj Ministrin e ri, po përpiqet të mbroj pa ja kërkuar askush, ish Minsitrin, me shpresë se kështu do ta dëmtoj deri në fund, kryediplomatin shqiptar, që në fakt e pat mërzitur më shumë se kushdo tjetër ministër I Ramës, këto pes vite në pushtet.

E gjitha çfarë ka ndodhur me aktin e sotëm të Ilir Metës, është mes të tjerash një intrigë banale, jo vetëm kundër Bushatit për ta stampuar atë si një njeri të “adhuruar” nga kundërshtarët e qeverisë, por mbi të gjitha dhe si një reflektim I disa netëve me çaj në disa “konake” të Kosovës, gjatë fundvitit, ku rivaliteti mes Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinaj është sporti I preferuar dimëror I Ilir Metës.

I rreshtuar fort si një mbështetës I Haradinaj, Meta dhe stafi I tij bën kujdes të bënin dhe “diferencën në respektin” që Presidenti ynë I bëri Hardinajt, duke I shkuar në “konak” dhe “poshtërimin” e Thaçit, që shkoi e takoi Metën në mal ku kalonte pushimet.

I gjithë konteksti I këtyre lajmeve bajate provinciale, në fakt përmblidhet tek fakti I vërtet që Gent Cakaj është një prurje e enturazhit të Thaçit në qeverinë Rama, dhe se natyrisht Meta është duke I bërë me këtë rast dhe disa qoka Haradinajt, për ti treguar që “këtu ka zot hauri” dhe ai nuk do lejoj njerëzite Thaçit të hyj në qeveri. Copëzat e banalitetit që përmbledh ky gjest, janë aq të vogla dhe të qëmtuara nga rrethi njerëzve paranojak dhe banal që rrethojnë presidentin, sa asnjëherë më parë, një gjykim për qeverinë dhe për një ministër nuk ka qenë në këtë nivel. Dmth arsyetimi banal që sillet në koridoret e presidencës është se meqë Cakaj vjen nga Thaçi, meqë Meta nuk e do Thaçin, meqë Cakaj e mbështet Baton Haxhia, meqë Meta është prishur me Baton Haxhia, meqë Haradinaj nuk e do Thaçin, dhe meqë Cakaj nuk është me Hardinaj dhe Meta nuk e do Cakaj, por meqë dhe Bushati ka qenë I hidhur me Metën, dhe ky duhet dëmtuar duke e quajtur dhe këtë mik që duhet marrë në mbrojtje. Dhe duke e mbajtur hapur shtatë ditë këtë debat ka dhe ndonjë shpresë që në Perëndim të mërziten pse ky Edi Rama ka gjetur një kosovar për qeveri. Hajt mere seriozisht Presidentin pas kësaj që ka bërë Vitin e ri në Kosovë. (Tema)