Një pritje që zgjati 26 vjet, por që më në fund ka mbaruar… Tifozët e Partizanit mund të gëzojnë, festojnë dhe madje edhe derdhin lot. Nuk ishte aspak e lehtë, por ia vlejti mundimi. Ekipi i kryeqytetit kthehet të triumfojë në kampionatin shqiptar, pasi përjetoi peripeci dhe një rrugëtim me shumë probleme dhe pengesa.

Ardit Hila, futbollisti i Partizanit, që ishte në fushë ndaj Tiranës në fitoren 2-1 në derbi, pikërisht në vitin e largët 1993 lindi… Një rastësi e bukur për të. Por, sa ngjarje të tjera ndodhën vitin kur Partizani ishte shpallur kampion për të fundit herë? Ne po rendisim më të rëndësishmet dhe njohurat…

SEGA prodhonte këtë kompjuterin këtu Krijohej grupi “Backstreet Boys” Del në kinema filmi Jurassic Park Bill Clinton fitoi presidencën e SHBA Seriali “Beverly Hills 90210” arrinte kulmin e tij Tërheqja e parë nga NBA e Michael Jordan pas titullit me Chicago Bulls Vdiq Brandon Lee (djali i Bruce Lee), gjatë xhirimeve të filmit “Korbi” Çekosllovakia ndahej në Republikë Çeke dhe Sllovaki

Krijohet Bashkimi Europian Lindin Mauro Icardi, Paulo Dybala dhe Paul Pogba. Ardit Hila i Partizanit, Ergys Kaçe i kombëtares dhe Elvis Prençi. Sakaq, lindte edhe Elhaida Dani, këngëtarja me famë shqiptare Roberto Baggio fiton Topin e Artë si futbollisti më i mirë Drazen Petrovic, ish-basketbollisti i Jugosllavisë, vdiq në aksident tragjik me makinë Monica Seles, ish-tenistja, goditet me thikë në shpatull nga një tifoz Tragjedia ajërore e kombëtares së Zambias, ku i gjithë ekuipazhi humbi jetën teksa shkonte në Gabon

Olimpique Marseille fitoi Kupën e Kampionëve kundër Milanit (1-0) Kampion bote në Formula 1, Alain Prost (Reno Williams) Sezoni i parë i Premier League (triumfoi Manchester United) Papa Gjon Pali II bën një vizitë historike në Shqipëri. Papa i fundit që udhëtoj në Shqipëri – në 1464 – vdiq gjatë rrugës. Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxha, u dënua me nëntë vite burgim, pasi është gjetur fajtore për përvetësim e fondeve shtetërore, me të edhe Ramiz Alia.