Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla shprehet se Kuvendi i Republikës nesër do të miratojë paketën ligjore me qëllim forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Ai u ndal edhe tek çështje e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA , ndërsa e cilëson si një skandal të rëndë që kërkon me patjetër një legjislacion të fortë për ta hetuar.

“Nesër Kuvendi miraton Paketën ligjore për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave & financimit të terrorizmit. Përfshirja #PD #LulezimBasha në skemë tranzaksionesh të paligjshme përmes kompanive guackë & oligarkësh rusë është një skandal i rëndë, që kërkon legjislacion të fortë”- shkruan Balla në “Twitter”.