Nëse SHBA-ja vendos tarifa të reja doganore ndaj BE-ja, kjo e fundit do të bëjë të njëjtën gjë, deklaroi sot në Tokio, komisionerja europiane për Tregtinë, në përgjigje të kërcënimeve të artikuluara një ditë më parë nga presidenti amerikan. Donald Trump rriti tonet në një postim në Twitter, ku kërcënonte Bashkimin Europian me tarifa të reja nëse nuk i jepte fund subvencioneve ndaj ‘’Airbus-it’’.

Komisionerja Cecilia Malmstrom u kundërpërgjigj se SHBA-ja po subvenciononte Boeing në një mënyrë që nuk po respekton (rregullat e OBT-së), duke iu referuar konkluzioneve të bëra publike në fund të marsit nga Organizata Botërore e Tregtisë. “Nëse duan të na vendosin tarifa doganore, ne do të bëjmë të njëjtën gjë”, vijon Malmstrom, në përgjigje të një pyetjeje gjatë një konference të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm japonez, Taro Kono./