Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 7 deri më 31 korrik. Duhet të dini se marrëdhëniet tuaja dashurore do të kalojnë sprova dhe ulje ngritje të përsëritura, kështu që përgatituni. Përpos kësaj, disa nga shenjat e zodiakut do të bënin mirë të mos krijonin asnjë raport të ri romantik gjatë këtij muaji. Do të ishte i tmerrshëm!

1. Binjakët- Binjakët po përjetojnë ndryshime të rëndësishme gjatë kësaj prapavije. Nuk duhet kurrsesi ta shpërqëndrojnë veten me lidhje pasi aktualisht lidhja me veten është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Lërini dashuritë për muajin tjetër, korriku s’bën për ju.

2. Gaforrja- Gaforret kanë punuar shumë gjatë gjithë kësaj kohe dhe po kuptojnë qartë çfarë duan vërtetë nga partneri dhe lidhja e tyre. E mira është të merreni me gjërat tuaja dhe vendimet për jetën personale merrini muajin tjetër.

3. Luani- Ka shumë energji të trazuar në shenjën tuaj këto ditë. Luanët janë në mjergull tani dhe ndihen të pasigurtë për çfarë i pret në të ardhmen. Më e mira që mund të bëjnë është të shmangin romancat dhe të fokusohen tek ëndrrat e tyre. Ruajeni dashurinë për në gusht!

4. Virgjëresha- Virgjëreshat kanë shumë punë për të bërë këtë muaj në sektorin shoqëror. Do të jenë kaq të zënë sa nuk do t’i dalë koha për njerëz të rinj në jetën e tyre. Aktualisht nuk janë as të hapur mendërisht për të nisur diçka të re, prandaj shmangni çdo bisedë të tillë.