Nga Kreshnik Spahiu

Të dashur miq demokratë!

Kam ndjekur me habinë më të madhe festën tuaj ndaj dekretit të presidentit Ilir Meta për anullimin e zgjedhjeve.

Jam skeptik dhe kam përshtypjen që gazi llesh-sjellës u ka bërë dëm dhe u ka errësuar logjikën, bindjet, shikimin dhe u ka zbehur dëgjimin.

Për t’ja u thjeshtësuar analizën sepse shumica juaj nuk jeni as juristë dhe as politikanë, po ju shtroj një pyetje hipotetike:

– Nëse Edi Rama do ishte president dhe 2 muaj pas zgjedhjes tij, të vinte në krye të Partisë Socialiste si kryetare Linda Ramën bashkëshortem e tij…..

Çfarë do ndodhte nëse presidenti Rama i thonte gruas tij Linda mos e fut PS në zgjedhje dhe bojkoto?

A do shtyheshin zgjedhjet?

A do e quanit hero apo armik presidentin dhe gruan e tij si kryetare e partisë?

Ju lutem pres një përgjigje të sinqertë nga çdo demokrat.

Jam unë Kreshnik Spahiu që 29 vjet s’kam votuar asnjëherë majtas, dhe as kam për të votuar kurrë as edhe 29 vite të tjera.

Jam unë Kreshnik Spahiu, që kam bērë 234 protesta kundër Edi Ramës dhe jam arrestuar dy herë prej tij.

Jam unë Kreshnik Spahiu, i cili nuk kërkoj as post dhe as votë.

Jam unē Kreshnik Spahiu, që do i bojkotoj votimet jo se ka bërë thirrje Monika, por se i kam bojkotuar ato para jush që në 2015 kundër PS, por kryetari juaj demokrat refuzoi t’i bashkohej bojkotit.

 

Ka ardhur koha të zgjidhni: E doni Shqipërinë si Europa dhe Amerika apo një Shqipëri si Likja dhe Monika?, shkruan nder te tjera Spahiu.