Çfarë është dashuria për veten? Dashuria për veten është interesi për t’u vetëpërmirësuar, si dhe njohja dhe respektimi i ndjenjave vetjake. Si mund të arrihet dashuria për veten? Mënyrat janë të shumta, por më poshtë ne po ju listojmë disa nga gjërat që nuk duhet të bëni, nëse e doni veten tuaj mjaftueshëm. Fillo të zgjidhësh problemet e tua. Shkruaji në një fletë gjithë problemet e tua dhe mendo se sa kohë i ke kushtuar zgjidhjeve të tyre. Mos u përqendro aq shumë tek problemet e të tjerëve, se sa tek zgjidhja e problemeve të tua.

Mjaft e urreve veten tënde. Kjo gjë nuk do të të ndihmojë kurrsesi të bëhesh një version më i mirë i vetes tënde. Vendos lumturinë tënde në vend të parë. Nuk mund t’i duash dot të tjerët, nëse nuk do veten tënde. Nëse ti sakrifikon për të tjerët, mund t’u japësh atyre vetëm një përqindje tepër të vogël të potencialit tënd të vërtetë.

Fillo ta vlerësosh veten për arritjet e tua. Shkruaji në fletë edhe arritjet e tua deri më tani dhe në çdo fundjavë shkruaj se çfarë ke arritur përgjatë javës për të parë më vonë gjithë progresin tënd në një periudhë më afatgjatë. Për çdo sukses të arritur, vlerësoje veten me diçka sado të vogël. Mos u përpiq të kontrollosh atë çfarë është jashtë kontrollit tënd. 50% e jetës sonë nuk varet nga ne, ndaj mendohu të bësh më të mirën tënde me pjesën e mbetur, të cilën mund ta mbash nën kontroll.

Mjaft bëre gjërat që nuk të pëlqejnë. Nëse nuk të pëlqen një punë e caktuar, ndryshoje. Nëse nuk të pëlqen të vraposh, nis një sport tjetër (noto). Kujtohu se nëse bën diçka që nuk të pëlqen, fillon të urresh edhe veten tënde dhe kjo bie në kundërshtim me dashurinë që duhet të kesh për veten.