Në një lidhje prova më kryesore është të jetosh me partnerin. Për ta vërtetuar më shumë dashurinë në çift, duhet të provoni të jetoni për të parë nëse përshtateni plotësisht. Ekspertët, sipas intv.al kanë sjellë disa nga gjërat që ndodhin, kur filloni të jetoni për herë të parë më partnerin tuaj.

1. Debat për mobilimin e shtëpisë- Secili ka shijet e tij në mënyrën si mobilon shtëpinë. Ndodh që njëri prej partnerëve dëshiron stilin më antik, ndërsa tjetri më modern. Ju do diskutoni për këtë gjë, derisa të arrini të bini dakord.

2. Vështirësi në ndarjen e tualetit- Higjena është një ndër gjërat kryesore që çdokush e vlerëson. Tualeti është treguesi kryesor i pastërtisë personale dhe ndarja me dikë tjetër është e vështirë. Nëse arrini të përshtateni në ndarjen e tualetit, jeni në rrugën e duhur.

3. Nuk shkruani më mesazhe romantike- Tashmë nuk jeni më në fazën t’i dërgoni mesazhe romantike njëri- tjetrit. Duke jetuar së bashku, shumica e mesazheve, janë për t’i kujtuar për të blerë ndonjë gjë për shtëpinë, ose për të paguar ndonjë faturë.

4. Krijohet më shumë rrëmujë- Bashkëjetesa nuk është aq e thjeshtë sa e mendonit. Rrobat tuaja dhe të partnerit do krijojnë rrëmujë në dhomë dhe duhet të mundoheni të tregoheni të mirëkuptueshëm. Mos krijoni debate, pasi rrëmuja është pjesë e jetesës së bashku.

5. Fundjavat i kaloni më shumë në shtëpi- Ju ndiheni shumë rehat me njëri-tjetrin dhe nuk dëshironi të shpenzoni duke shëtitur si dikur. Filloni duke përzgjedhur gjëra, që mund t’i bëni brenda shtëpisë. Home sëeet home!

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here