Nga Mero Baze/ Nëse ka diçka që bashkon gjithë reagimet opozitare, pas protestave të saj, përfshi këtë të fundit, është një lloj nervozizmi që policia ia ka dalë t’i shpërndajë pa derdhur gjak.

Në fillim në protestën e 16 Shkurtit, kur e kishin dhe për herë të parë, shpresuan shumë tek gjaku. Bën të gjtiha ato që nuk i bën demonstruesit e 21 janarit, kur dhe është vendosur standarti kur vritet një protestues, sulmuan derën e kryeministrisë, pra shkelën rregulloren e oborrit, shkatërruan objektet rrotull, pra shkelën rregulloren e Bulevardit, dhe nuk I preku njeri me dorë. Thjeshtë I shpërndan me ujë dhe dhe gaz lotsjellës, kur e tepëruan.

E njëjta gjë u përsërit herën e dytë dhe herën e tretë.

Këtë të shtunë, situata u bë me e rrezikshme pasi thyen rrethimin e hekurt të Kuvendit dhe futën në mes policët që ruanin godinën.

Përsëri u shpërndan fal gazit lotsjellës.

Tani nëse e vini re ligjërimin politik të opozitës, është i përqëndruar I gjithi tek gazi lotsjellës dhe tek uji me presion. Jo se I dëmton, por se nuk I ekspozon si të dëmtuar.

Fatos Lubonja, thotë se në vend të tyre duhet të përdoret dhuna e policisë dhe është pak më I sinqert se të tjerët në këtë pikë. Fjala vjen një fotografi me shkop gome duke ju drejtuar nga pas Gazmend Bardhit, mund të mahnis botën. Është shumë fotografike si pamje.

Po ashtu ndonjë shenjë gjaku apo dhunim nga shpërndarja me force, do ishte një mrekulli. Të mos themi pastaj për atë që Sali Berisha ëndërron natë e ditë, largqoftë ndonjë vdekje.

Kjo do ta çonte në qiell të shtatë, pasi nuk do ishte ai I vetmi politikan shqiptar që ka vrarë demonstrues. Nuk do ishte ai I vetmi kriminel politik në historinë e Shqipërisë.

Dhe shikoni se çfarë bën për të gjetur pak gjak rrotull. Fillon e vajton dhe për sherrin e Nikoll Lesit me policët, I njëjti njeri që ja ka djegur redaksinë dhe ja ka lënë gjysëm njeriu akoma një gazetar nga dhuna.

Fillon e gjen një viktimë aksidenti të Mira Kazhanit, një gazetare kritike me të, duke e llogaritur dhe atë si viktimë të dhunës së qeverisë. Fal zotit që Mira ka qenë me femër në makinë, se do kishim dhe një serial erotik të qytetarit digital, që mund të trondiste dhe Cim Pekën.

E vetmja gjë nervoze në qytet këto ditë pas dështimit të tretë, është fakti që ska gjak.

Është me sa duket I vetmi objektiv që Sali Berisha i ka vënë vetes pas djegjes së mandateve. I duhet deomos gjak I prodhuar nga protestat dhe si armik të këtij dështimi kanë shapllur gazin lostjsellës dhe ujin. Për këto po kryqëzojnë Ministrin e Brendëshëm , a thua se I ka shpikur ai si mjete për një dhunë propocionale në raste të demonstratave të dhunëshme.

Mungesa e gjakut në protesta, mungesa e dhunës së dukshme publike të policsë, dhe sidomos mungesa e ndonjë viktime për ta bërë hero, ka çoroditur Sali Berishën dhe gjithë opozitën. Ata nuk po vajtojnë pse nuk po rrëzojnë dot Ramën, por pse Rama nuk po vret njeri. Dhe mallkojnë gazin lotsjellës, blindat me ujë dhe gjeneral Lleshin që është I pashpirt, duke I përdorur ato me qetësi. Kjo luftë pa gjak, është e vetmja gjë që I ka ndez gjakun Sali Berishës. Siç ndizet një bishë kur mungon gjaku.