Neritan Ceka, fjalëve të Ramës se ka dalë nga filxhani i Monika Kryemadhit i është përgjigjur duke thënë se ai nuk ka pirë asnjëherë kafe me Kryemadhin.

Ceka sqaroi se është takuar vetëm një herë, rastësisht, me Kryemadhin dhe i ka puthur dorën, që ka që lluar Ramën me çizme.

“Rama në takimet e tij me popullin thotë që Neritan Ceka del nga filxhani i Monika Kryemadhi.

Tani e ka zvogluar objektin nga kazani, tepsia e timoni ka dalë tek filxhani.

Unë i them që nuk kam pirë as edhe një herë kafe me Monikën, e kam takuar një herë rastësisht dhe e pyeta se me kë dorë që lloi me çizme Ramën dhe kur ajo ma tregoi i’a putha dorën”, tha Ceka në studion e “Provokacija”.

Më tej duke folur për raportet e tij me kryeministrin, Ceka tregon se si i ka shpëtuar 230 mln lekë, ku sipas tij do ia rrë mbente një ministre, të cilën Rama e ka shkarkuar nga detyra:

“Unë nuk i kam dhënë votë këtij sepse e njoh se kush është. E kam njohur shumë kohë më parë. Nuk ka rëndësi që t’i bëj biografinë dhe kam disa raporte mirë- keq.

E kam ndihmuar para ca kohësh. Kam raporte shkrij-ngrij, e mban mënd atë lojën.

Nuk ka qenë gjithmonë ky që është sot, por edhe tani nuk është gjithmonë i njëjti.

Unë kam pasur një raport ngrij-shkrij dhe tani jam ngrij sepse kam dalë nga filxhani i nxehtë i Monikës, më ka ngrirë.

Por para ca kohë i kam shpëtuar 230 mijë dollarë, 230 mln lekë, që donte t’ia rrëm bente njëra nga ato biondet ministre që ky e hoqi pastaj.

Ia shpëtova sepse kishte për t’ia përlarë. Si shpërblim më dërgoi një shishe me verë.

Nuk e kam më dhe as shishen nuk e ruajta si kujtim.

Por ishte verë e mirë për të thënë të vërtetën në atë kohë ishin në periudhën e “shkrirjes” dhe i kam dhënë edhe disa këshilla”.