Nuk janë të pakta rastet kur krimi kibernetik nis hetimet mbi mashtruesit në internet, të cilët përfitojnë nga logo institucionesh apo emra personazhesh publik, për të përcjellë edhe lajme të gabuara.

Sipas burimeve nga TCH krimi kibernetik ka nisur hetimet mbi dy faqe të cilat për shkak të emrit të përdorur kanë shkaktuar edhe dezinformim në publik. Një prej tyre është Renea.al, e cila publikon lajme e statuse në emër të forcave speciale policore, por që nuk ka asnjë lidhje me këtë institucion.

Një hetim tjetër është për faqen që mban emrin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, që poston jo pak herë statuse me karakter politik, por që nuk janë thënë nga socialisti.