Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se negociatat tregtare midis SHBA-së dhe Kinës po avanconin në frymën e pajtimit duke përmendur një takim të ardhshëm me homologun kinez për të sqaruar pikat e fundit të mosmarrëveshjeve.

‘’Takimet po ecin mirë me frymë pozitive dhe mirëkuptim nga të dyja palët’’, bën të ditur presidenti amerikan në postimet në Twitter. Asnjë marrëveshje përfundimtare nuk do të finalizohet përpara një takimi të afërt me presidentin Xi për të diskutuar dhe rënë dakord në lidhje me disa pika që mbeten edhe më të vështirat.