Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn është shprehur besim plotë për një vendim pozitiv në tetor për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në konferencën për shtyp, ai ka deklaruar se për shkak se disa vende, si Holanda, Danimarka e Germania kanë kërkuar më shumë kohë për shqyrtuar raportin e KE, vendimi do të jepet në muajin tetor. Ndërkohë ka theksuar, se vendimi për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut do të merret në grup.

Lidhur me diskutimet e ditëve të fundit për dhënien e vlerësimit lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Hahn u shpreh se vendimi për këto dy vende do jepet në grup.

“Deri tani nuk është ndarë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe vendimi për ta do duhet të merret në grup. Të dy vendet i kanë plotësuar kushtet. Vendet anëtare e çmojnë Maqedoninë e Veriut. Ministri Gjerman Roth tha se Bundestagu nuk ka pasur kohën e mjaftueshme për të vëzhguar progres-raportet për këto vende. Institucionet duan pak më shumë kohë për negociatat si për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Hahn