Barbara Wesel/ Në Bruksel të dielën (14.10)u shtua vëmendja e vëzhguesve – atje u prit për një vizitë të shkurtër ministri i Brexitit Dominic Raab nga përfaqësuesit i BE Michel Barnier. Kjo mund të ketë dy domethënie: Raab mund të vendoste nënshkrimin nën marrëveshjen e përgatitur për Brexit. Apo kishte nevojë për shpjegime shtesë.

Në spekulime thuhej se bashkëbiseduesit janë afër marrëveshjes. Por pas një takimi njëorësh u bë e qartë se nuk është ashtu. Negociatat kanë vazhduar, por nuk ka kurfarë marrëveshje, u tha.

Koha po kalon

Në mbrëmjen e ditës së diel menjëherë janë ftuar ambasadorët e 27 vendeve tjera anëtare të BE dhe janë informuar me gjendjen. Ata janë në zingjirin vendimmarrës të parët që do të nënshkruanin një marrëveshje eventuale. Ishte planifikuar që dokumentet të përgatiten edhe për takimin e ministrave për Evropën, i cili parashikohet të mbahet ditën e martë në Luksemburg. Por duket se deri të mërkuren nuk do të ketë kurfarë marrëveshje. Këtë të hënë kanë mundur të vazhdojnë negociatat, por duket se Londra nuk është dakord me disa nga çështjet më të rëndësishme. Negociatat janë fare pranë dështimit.

Koha po kalon, sepse Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk ka bërë të ditur se nëse deri të mërkuren nuk ka ndonjë ujdi, atëherë ai do të ftojë për muajin nëntor një samit të posaçëm dhe do të bëjë publike vendimin për një “No-Deal-Brexit”, pra për një Brexit pa marrëveshje. Megjithatë për marrëveshje ekziston edhe një termin tjetër i fundit, ai i samitit të BE në dhjetor. Kanë mbetur pra edhe dy muaj për marrëveshje.

Siguria për Irlandën e Veriut

“Backstop” quhet konstrukti i bisedimeve për Brexit, me të cilin BE përpiqet të sigurojë se Brexiti nuk do të vë kurfarë kufijësh të ashpër mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës. Brukseli ka propozuar rregulla të reja për ndërlidhjen e këtij rajoni me BE. Unionistët e qeverisë britanike kanë hedhur poshtë ato. Takimi javën e kaluar mes Michel Barnier dhe shefes së DUP, Arlene Foster, duket se ka kaluar jo vetëm me tendosje por edhe me zëra armiqësor.

Prej këtij takimi janë ashpërsuar tonet mes kundërshtarëve dhe ithtarëve të Brexitit. Por edhe për raportet mes Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. Ka madje edhe kërcënime për shkurtime në buxhetin e vitit 2019.

May ka propozuar që vendi deri në gjetjen e një zgjidhje të mbetet në unionin doganor, që do të zbuste edhe regjimin e kontrolleve kufitare. Kontrollet kufitare do të shtyheshin edhe për një kohë dhe do të shtohej koha që ministri i Tregtisë Liam Fox të bëj marrëveshje me vendet tjera.

Theresa May pretendon të zbusë konfliktet me kundërshtarët e saj dhe të kufizojë kohën e mbetjes në unionin doganor me BE. Por BE-ja ka thënë një jo kategorike për këtë zgjidhje, sepse ky problem do të kthehet pas dy apo tri vitesh prap në tavolinë. Asnjëra palë deri tani nuk ka treguar gatishmëri të bëj lëshime. Diplomatët thonë se janë harmonizuar rreth 85% të çështjeve, por 15% i mbetur duket i pazgjidhshëm për momentin.

E gjitha kjo mund të rezultojë edhe me krizë qeveritare në Londër, sepse disa ministra kryesisht të rinj kanë dalë me ide kundër kryeministres May.