Prej disa ditësh, mediat po ziejnë nga lajmi i ndarjes së reperit Stresi me partneren e tij, Keisin. Kjo nuk është hera e parë që çifti ndahet e pajtohet dhe duket se as Stresi dhe as Keisi nuk kanë ndërmend të ndalen as këtë herë.

Disa orë më parë, reperi sqaroi publikisht të gjitha lajmet se ai ishte parë në shoqërinë e femrave të tjera, duke u shprehur se ishin vetëm fanse dhe mes tyre s’kishte asgjë më shumë. Mirëpo, sipas statusit të Keisit, në fakt ka diçka më shumë! Në Instastoryn e saj, Keisi hodhi një thumbim për reperin, ku shkruante:

“Unë nuk mbaj mëri, unë kujtoj faktet.”- duke lënë të kuptohet se diçka ka bërë Stresi, që e ka mërzitur vajzën. Megjithatë, mbetet ende të presim për ‘thumbime’ të tjera, që të mësojmë si vazhdon historia e çiftit më të përfolur të momentit.