Trajneri i ekipit kombëtar të Francës, Didier Deschamps, tani po konsiderohet favoriti kryesor për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin si trajner i Juventusit.

Sipas të përditshmes italiane, “Tuttosport”, Deschamps dëshiron të përfundojë punën që e la për gjysmë në vitin 2007.

Asokohe 50-vjeçari e ktheu Juventusin në Serie A pas skandalit “Calciopoli”, mirëpo dha dorëheqjen pas disa mosmarrëveshjeve me bordin drejtuesit të klubit italian.

Për më tepër, emërimi i Deschampsit në postin e trajnerit nuk do t’i kushtonte shumë Juventusit.

Lajmi për mundësinë që Deschamps të zëvendësojë Allegrin vjen vetëm një ditë para se presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, të takohet me vetë teknikun aktual për të diskutuar të ardhmen e tij në klub.

Deschamps ka kontratë me Francën deri më 21 korrik të vitit 2020.