Ministri i Brendshëm i Italisë i ka deklaruar luftë mafias, duke thënë se do u sekuestrojë deri brekët.

Në një shfaqje atipike për një ministër të Brendshëm, Salvini u vetëfimua në pishinën e sekuestruar të një bosi të mafias, me premtimin se do do godasë mafian dhe organizatat kriminale.

“Luftë mafies, një impenjim që do i dedikoj çdo energji timen, me çdo mjet të nevojshëm!

Bashkë me ju nga Toscana e mrekullueshme. Për mafiozët argëtimi mbaroi!

Tani duhet të tregojmë që shteti është më i fortë.

Do më pëlqente që në fund të udhëtimit, të kujtohesha si dikush që më shumë se të tjerët ka luftuar Camorra-n, Ndrangheta-n dhe mafian, duke u impenjuar të shkoj në çdo rrugë dhe rajon”, ka thënë Salvini.

E justifikushme deri diku për një rishtar në politikë të vetësugjestionohet me mundësitë që të jep teknologjia, por për të qëndruar të mesazhi që ka dashur të japë, lideri i Lega Nord nuk është personi më i besueshëm për ta bërë këtë.

Mediat italiane shkruajnë se fitorja e Matteo Salvinit në rajonin e Kalabrisë në zgjedhjet e pranverës erdhi ndër të tjera për shkak të kontakteve të tij me ish-kryebashkiakun e Reggie Calabria, Giuseppe Scopelliti, i cili – sipas autoriteteve – dyshohet se ka lidhje me organizatën kriminale Ndrangheta, e cila kontrollon shumicën e tregtisë së kokainës në të gjithë Europën.

Giuseppe Scopelliti në kohën që ishte kryetar bashkie, u arrestua për falsifikimin e dokumenteve publike.

Në të vërtetë, aktakuza ishte për sponsorizim nga organizatat kriminale.

Prokurorët që kanë hetuar çështjen kanë pohuar se përmes të dhënave që u paraqitën nga Guardian, arritën në përfundimin se organizata e fuqishme kriminale ka luajtur një rol të rëndësishëm në karrierën e Scopellitit.

Video e ministrit të Brendshëm italian që i shpalli luftë mafias ngazëlloi shumë PD-në dhe kryetarin e saj Lulzim Basha, që e përcollën këtë performancë në public, si paralajmërim ndaj kryeministrit Rama.(Respublica).j.j