Dani Alvesh mendon se nuk është gabim që shërbehen gjithmonë lojtarët yj. Ai e sheh si gjënë e duhur. Mendon se skuadrat duhet të punojnë për lojtarë si Ronaldo, Messi apo Neymar. Përmend rastin e argjentinasit, ku thotë se me të në fushë nuk mund të bëjë asgjë tjetër përveçse të pasojë sepse “pleshti” i bën të gjitha vetë.

“Skuadrat luajnë për Messin dhe Ronaldon. Kjo gjë duhet të ndodhë edhe me Neymar. Ata janë lojtarë të ndryshëm.

“Sa më shumë t’i shërbejë ekipi, ata aq më shumë përgjigjen me gola. Ky nuk është aspak egoizëm. Për shembull, unë e bëja këtë me Messin. Me të skuadër, nuk bëja asgjë përveçse pasoja topin. Ai driblonte, ai dukej, ai shënonte”, u shpreh 36-vjeçari.