Meghan Markle sapo ka nisur lejen e lindjes, por që tani ka një axhendë se çfarë do të bëjë pasi të sjellë në jetën fëmijën e saj të parë. Një burim brenda pallatit mbretëror tregoi për “Vanity Fair” se, Meghan tashmë ka bërë kalendarin e aktiviteteve të vjeshtës dhe planifikon që të marrë pjesë në një event bamirësie në tetor. Eventi në fjalë është një samit vjetor, “One Young World”, që mbahet në Londër.

“Harry do ta mbështesë Meghan në rolin e saj dhe në mundësitë për të bashkëpunuar në çështjet që ajo i ka përzemër”, thotë burimi. Meghan dhe Harry pritet të bëhen prindër për herë të parë në muajin prill, ndërsa gjininë e foshnjës e mbajnë ende të fshehtë. Burimi: Cosmopolitan