Gjatë vitit 2018 janë regjistruar 11128 biznese të reja, ndërsa në 3 vitet e fundit janë regjistruar 38 mijë biznese të reja në Shqipëri.

Shifrat i bëri të ditura sot ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, i cili gjatë një konference për shtyp, iu përgjigj edhe deklaratës së sotme të opozitës për “falimentimin e mbi 15 mijë bizneseve gjatë vitit që lamë pas”.

“Kemi po ashtu një shifër interesante që ka të bëjë me fitimin e kompanive. Në vitin 2014 fitimi i kompanive ishte 160 miliard lekë, ndërsa në vitin 2017, sepse nuk kanë dalë akoma rezultatet e vitit 2018, fitimi është 196 miliard lekë”, – tha Ahmetaj.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here