Apple planifikon që në vitin 2020 të nxjerrë në shitje iPhone-in e parë me teknologjinë e internetit 5G. Ndërkohë, disa prodhues të celularëve që operojnë me platformën Android, do të nxjerrin pajisjet e para me teknologjinë 5G vitin e ardhshëm. Kurse Apple thotë se do të presë vitin 2020 deri sa teknologjia në këtë fushë të jetë zhvilluar plotësisht.

Gjenerata e pestë e internetit 5G në aparatet celularë do të mundësojë shpejtësi 10 deri në 20 herë më të lartë krahasuar me teknologjinë 4G që është aktualisht në përdorim. Me këtë teknologji do të jetë e mundur shkarkimi në smartphone i filmave 4K vetëm për pak sekonda. Apple planifikon që të përdorë çipin Intel për të rritur shpejtësinë e internetit, por ka zëra që thonë kompania është e pakënaqur me Intel. E megjithatë, Apple nuk mendon që të rikthehet në përdorimin e çipit Qualcomm, pasi beson se Intel do të ketë kohë të mjaftueshme deri në vitin 2020 për të perfeksionuar teknologjinë.

Seria e parë e celularëve smartphone me teknologjinë 5G pritet që të dalë në Shkurtin e ardhshëm në Kongresin Botëror të Celularëve. Telefonat e parë Android që do të aplikojnë teknologjinë 5G do të jenë të markave të tilla si Huawei, Xiaomi dhe Oppo, që do të kenë në përdorim çipin Qualcomm.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here