Një ngjarje që sa më shumë kalojnë orët, nga faktet që dalin në media thellohet edhe më shumë si skandal, për faktin se flasim për detaje dhe ngjarje që u përkasin të rinjve në një moshë fare të vogël, minorenë.

Bëhet fjalë për historinë e Adelës nga Berati e cila i dha fund jetës para dy ditësh duke pirë fo.stoksinë pas mesazheve që merrte në telefon, shant.azhuese se do i publikohej një video.

Sipas nënës së 16-vjeçarit që përndiqte Adela Cacin, të rinjtë ishin në një lidhje me njëri-tjetrin prej gati dy vitesh. Babai i Adelës, vajzës nga Berati, e mësoi lidhjen e tyre vetëm të premten, një ditë para se vajza e tij të ndërmerrte aktin eks.trem të vetëh.elmimit.

Me të mësuar këtë rast, sipas nënës së djalit që është intervistuar nga gazetari i Report Tv, Aldo Kozorja, babai i Adelës ka shkuar në shtëpinë e djalit, ku i ka kërkuar prindërve të tij që 16-vjeçari të heqë dorë nga Adela.

Një ditë më pas, të shtunën, babai i Adelës ka shkuar sërish në shtëpinë e tyre, dhe siç tregon nëna, ai ka kërkuar të sigurohet që djali i ka fshirë nga telefoni i tij mesazhet dhe fotot me të cilat kërc.ënonte 16-vjeçaren. Ajo tregon se kur vajza u vetëh.elmua dhe shkoi në gjendje të rëndë në spital, babai i Adelës ka marrë në telefon djalin e saj duk i thënë: Nëse i ndodh ndonjë gjë vajzës time, ti bëj gati arki.volin. Më tej ka ardhur edhe arre.stimi i të riut nga policia për përndjekje dhe kë.rcënime. Familjarët e djalit pretendojnë se fajtor për vd.ekjen e Adelës është vetë i ati i saj, dhe për të mbrojtur veten ai ka bërë denoncim kundër 16-vjeçarit.

Siç mësohet, në telefonin e babait të vajzës, me të cilin Adela komunikonte me djalin pasi nuk kishte telefon personal, janë gjetur rreth 120 mesazhe. Djali i kërkonte lekë, ose në të kundërt do t’i publikonte videon. Këto mesazhe kër.cënuese janë dërguar në një periudhë 2 mujore.