Nëse deri më tani keni mundur të jepni para për të marrë patentën, nga vjeshta e këtij viti kjo nuk do të jetë e mundur.

Të paktën këtë pretendon Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor, e cila pritet të implementojë për herë të parë në rajon një sistem monitorimi të testimit të praktikës për të marrë lejen e drejtimit për kategorinë B, autoveturat.

Për herë të parë në rajon, së shpejti në Shqipëri 🇦🇱!

Revolucion digjital për monitorimin e Testimit Praktik!

✅Monitorim 360 gradë me audio dhe figurë✅Livestreaming në kohë reale✅Gjurmim me GPS i vendndodhjes dhe trajektores së përshkuar✅Menaxhim dhe analizë e videove✅All in One Mobile Camera FULL HD (NVR)

Leje Drejtimi e merituar, siguri rrugore e garantuar! 🚗🚦🛣