Sipas një drafti të propozuar nga Policia Rrugore lidhur me ndryshimet që do të pësojë Kodi Rrugor, masat administrative të gjobave për drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat, do të vendose nga efektivi që e konstator shkeljen, dhe jo nga Komisioni që vepron pranë Policisë Rrugore.

Tashmë ky draft është depozituar pranë ministrisë së Brendshme dhe pritet të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë.

Nisur nga këto ndryshime, masat administrative do të shqyrtohen nga Komisioni vetëm nëse do ta kërkojë kundravajtësi, në të kundërt gjoba do të vendoset dhe ekzekutohet nga efektivi i policisë.

Deri më sot masa e gjobës në vend për kundërvajtjet e parashikuara në nenet e këtij Kodi jepet nga agjentiverifikues me një shumë deri në pesë mijë lekë, mbi këtë shumë drejtuesit e automjeteve drejtoheshin pranë komisionit të policisë rrugore, i cili në mjaft raste ishte kosto e dyfishtë për qytetarët. Këta të fundit duhet të prisnin me orë të tëra të radhë për të dalë para këtij komisioni.

Kundër vendimit të dënimit nga organi administrativ shtetëror drejtuesi i automjeteve mund të bëjë ankim brenda 5 ditëve nga dita e shpalljes në Gjykatën e Rrethit ku është kryer kundërvajtja.