Kryeministri Zoran Zaev sot nga Vallandova deklaroi ndryshimet e reja në qeveri.

Gjashtë ministri do të pësojnë ndryshime:

Ministër i ri i Bujqësisë Trajan Dimovski, në vend të Lupço Nikollobskit

Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinorë Naser Nuredini, në vend të Sadulla Durakut

Ministër i Kulturës, Hysni Ismaili, në vend të Asaf Ademit

Ministër i Vetëqeverisjes lokale Goran Milevski, në vend të Suhejl Fazliut

Ministër për Sistem Politik dhe marrëdhënie mes bashkësive Sadulla Duraku

për një kohë të caktuar kryeministri Zoran Zaev do të udhëheqë personalisht me Ministrinë e Financave pas shkarkimit të Dragan Tevdovski.

Zaev tha se gjatë ditë së sotme do të dorëzojë në Parlament listën me emrat e rinj. Pas ndryshimeve të formacionit qeveritar, Zaev ka paralajmëruar edhe ndryshime të zëvendësministrave, sekretarëve shtetërorë, drejtorëve të ndërmarjeve publike dhe të tjera, ku ka nevojë për ndryshime.