Monika Kryemadhi thotë se kemi nevojë për një Shqipëri ndryshe që fëmijët të ndjehen si europianë.

Nepermjet nje postimi ne Facebook ajo kërkon që vendi të drejtohet nga një lider tjetër që mund ta bëjë këtë. Kujtojme se Kryemadhi bashke me liderin e PD-se  Lulzim Bashen ka qene ne krye te protestave te dhunshme ndaj institucioneve shteterore dhe Forcave te Rendit, te organizuara nga opozita qe jane zhvilluar kohet e fundit.

Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi shkruan që dje shqiptarët përcollën në protestën e djeshëm mesazhin se kanë nevojë për shtet dhe institucione që i shërbejnë atyre.

“Protesta e djeshme u shoqërua gjatë gjithë kohës nga dritat e shpresës të mijëra qytetarëve, që marshuan paqësisht në rrugët e kryeqytetit. Mbrëmë, Tirana dhe e gjithë Shqipëria përjetoi marshimin historik, që mbart në vetvete historinë e një kombi me shumë vuajtje dhe me një tranzicion të pafundëm dhe të lodhshëm, që duket se po i vjen fundi!

Fëmijët tanë duhet të prekin një Shqipëri ndryshe nga ajo e jona, ku ata të ndihen europian, jo vetëm në shpirt por në standarte dhe në mundësi.

Kjo është beteja e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe gjithë opozitës së bashkuar. Edhe pse mes shumë sakrificave, pikëpyetjeve, shpesh herë edhe mosbesimit, ne po tregojmë çdo ditë se kjo nuk është më thjesht një luftë politike për rotacion, por është lufta e ndryshimit të një sistemi të marrë fund, që prodhon vetëm metastaza, duke shkurtuar jetën e një kombi!

Forca jonë qëndron te drejtësia e kauzës tonë, që shkon përtej karrigeve të liderëve, por u dedikohet fëmijëve e familjeve shqiptare, vendit tonë të bekuar që mbahet peng nga gabimet e politikës së vjetër.

Dita e ndryshimit po afron, e bashkë me të dhe shpresa se Shqipëria do të bëhet me punën dhe forcën e vetë qytetarëve të saj!”, shkruan Kryemadhi.u