Rastet e vjedhjeve së pasurisë në Tiranë çdo vit pësojnë rritje,por nga mënyra e skenarit së vjedhjes, ato ndryshojnë nga njëra-tjetra. Janë sa komike dhe të dhimbshme, pasi herë kanë pasoja të rënda, deri në lëndimin e personave.

Por “Shqiptarja.com” mëson nëpërmjet një vendimi gjykate se në 8 shtator 2018 rreth orës 08:30 në një qendër tregtare ka ndodhur një vjedhje e çuditshme. Adriatik Sulaj ka tentuar të nxjerrë pa paguar nga ambientet e një supermarketi katër shishe birrë.

Kapja e tij është bërë nga shërbimet e sigurisë të supermarketit dhe ndalimi i tij është bërë në momentin kur është paraqitur tek arka, për të paguar vetëm njërën prej shisheve që mbante në dorë. Ndërkohë katër shishet e tjera të birrës i kishte futur në veshmbathje.

Pas këtij konstatimi, është njoftuar policia e cila ka bërë arrestimin e Adriatik Sulaj, i cili kishte vjedhur katër birra që kanë një kosto financiare prej 8 mijë lekë të vjetra. Gjatë marrjes në pyetje Adriatik Sulaj ka pohuar duke u justifikuar se veprimet e tij i ka kryer nën efektin e alkoolit që kishte konsumuar para se të kryente krimin.

Por pamjet filmike të supermarketit e tradhtojnë, pasi Sulaj duket qartë që ishte duke vjedhur birrat, duke i marrë nga rafti dhe futur në veshmbathje, duke u kujdesur që ti fshehë ato me pantallona dhe bluzë. Nisur nga kjo situatë pak kohë më parë gjykata e Tiranës ka dënuar me 20 ditë burg shtetasin Adriatik Sulaj,por për shkak të gjykimit të shkurtuar Sulaj u dënua përfundimisht me 40 ditë në shërbim prove.

Nga ana tjetër prokuroria kishte kërkuar në gjykatë dënimin e tij me një masë prej 1 milion lekë të vjetra. Sulaj të katërta birrat i kishte futur në mbathje, ndërsa kur është paraqitur tek kasa e supermarketit për të paguar, në dorë ai mbante vetëm një birrë.