Nga Monella Vagabonda

Shof nje frustrim tek disa te reja perballe nje skizofrenie dhe histerie shitje pordhesh edhe ne plazh. Nuk eshte per fajin tuaj qe nje pjese prej jush nuk e kane mundesine te postojne ne instagram foto pjatash me karkacaleca apo fruta deti. Me besoni, sot e kesaj dite vazhdoj te marr buke nga shpia te mbeshtjellur ne leter alumini te cilen e bashkendajme mes shoqesh. Ne mos njesoj, ndoshta na shijon edhe me shume.

Nuk eshte per fajin tuaj se rrugen e Velipojes duhet ta beni vajtje-ardhje me furgonat e rradhes dhe jo pasagjere ne makina luksi duke degjuar Encen ne sfond. Dikur e benim me shoqe te gjitha bashke rrugen njesoj sikur ju, ndersa sot organizohemi te gjitha bashke dhe nxjerrim leket e karburantit. Kam vite pune me rroge shteti dhe sot e kesaj dite akoma nuk e kam mundesine te blej nje makine. Kuptohet, duke punuar ndershmerisht.

Nuk eshte per fajin tuaj qe sot nuk e keni mundesine te paguani 500 leke nje gote plastike “coctail” apo nje shishe shampanje ne mes te asaj vape. Plazhi nuk eshte club. Sot e kesaj dite vazhdojme te marrin nje termus me vete, mbushur me pije te blera nje dite perpara, me çmime shumice. Me besoni, ato pije ne termus na e shuajne etjen e kesaj vape vere me shume se ajo shampanje e derdhur mbi jod.

Nuk eshte per fajin tuaj se plazhi eshte pushtuar nga shazllonet private dhe ju irriton fakti qe duhet te paguani edhe per te. Sot e kesaj dite, vazhdojme te marrim 2 çadra me vete dhe i vendosim aty ku ka hapesire. Ndoshta na djegin kembet sa here qe duam te futemi ne det, por te pakten shijojme reren, jodin, hapesiren, kohen me njera-tjetren dhe nuk preferojme te behemi pre e gangsterave me zinxhire ari dy gishte trashe e tatuazhe.

Nese e gjeni veten tek keto rreshta, boll fajesuat veten dhe prinderit tuaj. Dy prinderit e mi kane secili mbi 40 vite pune shteti dhe sot e kesaj dite nuk munden te mi plotesojne keto teka. Dhe keto nuk jane teka qe i dua. Mos lakmoni modelet dhe shembujt e gabuar. Ndihuni krenare e me fat per prinderit dhe veten tuaj. Ndihuni krenare, se ndoshta nuk jeni edhe aq kur ve.