A është vënë administrata publike përpara një presioni për të shërbyer me më shumë përgjegjshmëri ndaj qytetarëve, nga platforma online e bashkëqeverisjes, shqipëriaqëduam.al?

Kësaj pyetjeje i është përgjigur në studion e ERTV, Zëvendës kryeminsitrja Senida Mesi, sipas së cilës, administrata është vënë para përgjegjësisë nga vetë qytetarët shqiptarë përmes platformës së bashkëqeverisjes.

“Nëse shohim shifrat, po, administrata është vënë para një presioni direkt nga qytetarët. Platforma është mënyrë e afrimit tonë me qytetarët në mënyrë që të pëmirësohemi. Mbi 18 mijë individë kanë marrë përgjigje nga platforma. Gjithashtu, falë punës së Task Forcës Antikorrupsion janë mbi 400 masa disiplinore, që shkojnë deri në ndjekje penale për drejtorë apo staf që nuk kanë respektuar ligjin”, tha Mesi.

Sipas Mesit, ndërsa nga njëra anë ndëshkojmë të papërgjegjshmit, në anë tjetër përmes trajnimit të administratës publike, po punohet që ajo pjesë e shëndetshme e administratës, që punon me integritet, të motivohet për të dhënë maksimumin e saj.

ERTV Intervista 🎤: Zëvendës Kryeministrja, Senida Mesi, mbi “Kartën e Qytetarit", dokumentit që përcakton e garanton të drejtat e qytetarëve të zakonshëm për përfitimin e shërbimeve publike.Paralelisht, po vijon puna për modernizimin, rritjen e shpejtësisë dhe cilësisë së shërbimeve në zyrat e shtetit, ku rol të rëndësishëm luan edhe platforma shqipëriaqëduam.al, si instrumenti i çdo qytetari për të adresuar probleme të lidhura me administratën shtetërore.

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 7. November 2018

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here