Ndërpriten përfundimisht kërkimet për gjetjen e aeroplanit me të cilin udhëtonte sulmuesi i sapo blerë nga Cardiff City, Emiliano Sala, që mendohet se është rrezuar të hënën në orët e vona të mbrëmjes në ujërat që ndajnë Francën me Anglinë.

Edhe gjatë paradites së kësaj të enjteje nuk u gjet asnjë gjurmë e aeroplanit, kështu që autoritet kanë dhënë lajmin për ndërprerjen e kërkimeve. Njoftimi u bë në orën 16:15 nga kapiteni i portit të Guernsey, David Barker, i cili ka theksuar se tashmë mundësitë për të gjetur të mbijetuar nga ky rast janë shumë të vogla.