Jeni një dëgjuese e mirë. Edhe pse mund të jeni shumë e zënë me punët tuaja, do i linit ato vetëm për të dëgjuar problemet e partnerit. Ai e vlerëson këtë gjë te ju pasi i krijoni idenë se ka një shpatull ku të mbështetet.

Demi- Jeni gjithmonë shumë e sjellshme, edhe pa vetëdije. Partneri e vlerëson te ju faktin që gjithmonë bëni gjeste të ëmbla dhe me mirësjellje të plotë. Ndonjëherë ju as vet nuk e kuptoni se sa mirë po silleni. Kjo e bën partnerin të ndihet i vlerësuar.

Binjakët- Edhe pse jeni e pavendosur, ju e dini që s’do keq të ketë kaluar dita do të gjeni diçka në fund për t’ia kaluar mirë. Partneri e vlerëson fuqinë që keni për t’i ndryshuar situatat dhe për të qeshur edhe në momentet më të vështira. Pasi keni qarë në fillim sigurisht.

Gaforrja- Ju pëlqeni të flisni me zemër, dhe gjithmonë dëshironi t’i shprehni partnerit emocionet dhe problemet tuaja. Kur ju tregoheni kaq e hapur, kjo i krijon idenë se ju i besoni. Ku ka më mirë se të ndihesh i besuar?

Luani- Sado që ju dëshironi të jeni në qendër të vëmendjes, ka diçka të bukur aty. Partnerit i pëlqen fakti që ju ngrini zërin dhe dëshironi të dëgjoheni. Femrat luftarake janë shumë tërheqëse.

Virgjëresha- Pavarësisht se nuk jeni thuajse kurrë spontane, fakti që çdo gjë që bëni e mirëmendoni me detaje i pëlqen partnerit. Kur ju i mendoni kaq shumë gjërat që bëni, ndodh që të jepni përshtypjen se po kujdeseni për atë që keni në krahë.

Peshorja- Edhe pse pa e kuptuar, një peshore gjithmonë e vendos partnerin të parin. Veçoria më pozitive e kësaj shenje është fakti që njerëzit që do i bën të ndihen të rëndësishëm, të vlerësuar, dhe ofron mbështetje pa kushte. Peshorja e adhuron të jetë personi që ju zbukuron ditën. Altruizmi i kësaj shenje do e bënte me fat çdo mashkull.

Akrepi- Si një shenjë pasionante, çdo gjë e manifestoni me puthje dhe përqafime. Partneri ndihet gjatë gjithë kohës shumë i dëshiruar dhe kjo e bën të ndihet mirë me ju. Në çdo situatë ju keni një puthje për të dhënë.

Shigjetari- Kokëfortësia e një shigjetari ndonjëherë e bën të duket shumë e bukur. Parteri do të përfshihet në shumë situata komike me ju, dhe kjo e bën që çdo ditë t’i duket intensive.

Bricjapi- Për çfarëdolloj informacioni që ju merrni, entuziazmoheni pafund, dhe kjo e bën partnerin të ndihet i dobishëm dhe inteligjent. Një bisedë me ju mund të jetë shumë interesante dhe me këmbë në tokë prandaj kjo veçori ju bën shumë të pëlqyeshme.

Ujori- Ju flisni në një mënyrë shumë të bukur. Kjo shoqërohet shpesh edhe me mimikat e fytyrës që bëni. Në këtë mënyrë ju krijoni kuriozitet te partneri dhe i duket sikur çdo ditë do të zbulojë diçka të re. E dini më së miri se si mos të humbisni interesin.

Peshqit- Intuita e një peshku e bën shumë të thjeshtë që t’i kuptojë të tjerët. Partneri pëlqen te ju faktin se nuk ka nevojë të të shpjegojë shumë pasi ju arrini t’i kuptoni lehtësisht gjërat