Këngëtarja Aurela Gaçe feston sot ditëlindjen e dytë të vogëlushes së saj, Abigail. Përmes një postimi në Instagram, Aurela ka treguar se si e përjetoi kur u bënë nënë për herë të dytë, dhe ashtu me humorin e saj karakteristik, këngëtarja tregon sesi ndihet tani që vajza e dytë është rritur.

“Si sot dy vjet më parë në këtë orë erdhe në jetë ti, jeta jonë, bota jonë. Përfundimisht kjo na e hoqi trurin të gjithëve në shtëpi, neve edhe Grace, motrës së madhe. Apo s’i ka ardhur dhe goja tani edhe tëpë tëpë tëpë gjithë ditën. Zot faleminderit për këtë bekim!” Nga postimi kuptojmë se Abigail qenka një vajzë çapkëne dhe mund ta marrim me mend se kujt i ka ngjarë.

Në nëntor, vajza e madhe e Aurelës, Grace mbushi 7 vjet dhe këngëtarja tha fjalët më prekëse për të në një postim, po në Instagram.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here