Deputeti demokrat Myslim Murrizi shprehet se qëllimi i tij në parlament është që të prishë sistemin aktual zgjedhor.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora, ai tha se deputetet e opozitës në Parlament, nga PD dhe LSI nuk do të votojnë asnjë marrëveshje për ristrukturimin e kodit zgjedhor pa ndryshuar sistemin.

“Në shqyrtimin tim shumë transparent në ditët e para pse nuk e e dorëzova mandatin ka qenë: Do të rri aty për të mundësuar sa të më japë zoti takat të prish sistemin zgjedhor që këta belbëzojnë si vemje dhe kurrë nuk e kanë artikuluar këta liderët e opozitës së vjetër”, nënvizon Murrizi.

Murrizi tha se është qasharake që të quhen opozitë e re, kur disa përfaqësues të PD nuk janë anëtare të kësaj force politike.

“ Të na quajë opozita e re këta që nuk janë anëtarë të PD, Bylyku, Gazja, nuk e di…se shumica nuk janë anëtarë dhe nuk i njof, Seiti që vjen nga PPSH. Unë jam në opozitë me këtë qeveri sepse kam qenë në opozitë me paraardhësit e tyre. Janë 6 anëtarë të kryesisë së PD që i kanë pasur prindërit sojin e tyre që këtë sot e quajnë si në pushtet. Unë jam në opozitë me regjimin e tyre nga 8 dhjetori i 1990″, përfundoi Murrizi.

Pasi ndryshimit të sistemit zgjedhor, Murrizi tha se duhet të hapen dosjet e të gjithë politikanëve.