Berati, edhe këtë vit, ka tërhequr turistë të huaj e vendas, të cilët e vizitojnë qytetin për vlerat e tij historike, arkitekturore, por edhe për kulturën e pasur që ka ruajtur prej më shumë se 2 mijë vjetësh

43 500 arriti numri i vizitorëve nga janari deri në dy javët e para të muajit shtator nga të cilët rreth 30 000 vizitorë janë të huaj përkatësisht gjermanë, polakë, italianë, hungarezë, francezë, anglezë, spanjollë, sllovenë, çekë etj.

Për turistët e huaj janë të disponuseshme edhe materiale informative A3 në 13 gjuhë për muzeun Ikonografik Onufri dhe në 11 për Muzeun Etnografik.

Së fundi enkas për vizitorët spanjollë që po tërhiqen nga bukuritë e trashëgimia shqiptare u plotësua informacioni në gjuhën e tyre në Muzeun Etnografik për të cilën dhanë kontributin e tyre me punë dhe përkushtim profesional Maria Roces González dhe Prof. Dr. Anastasi Prodani.