Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj i ftuar në News 24 ka komentuar krizën politike ndërsa tha se vendi ndodhet në një situatë “çmendurie dhe antikushtetuese”.

Ai tha se ekonomia shqiptare është e “zhytur” në krizë dhe kjo është konfirmuar edhe nga INSTAT.

Por si duhet të veprojë opozita pas zgjedhjeve të 30 qershorit?

Mustafaj dha këtë përgjigje:

“Ne jemi në kushtet ku opozita ka vetëm rrugën për të bërë politikë. Hapësira e vetme që i ka ngelur opozitës për të bërë politikë është vetëm protesta. Qeveria u deligjitimua me rezultatin që pati në 30 qershor. Kjo qeveri tregoi është e gatshme të vjedh edhe vetëveten.

Opozita ka arritur një fitore dhe duhet ta kapitalizojë politikisht. Ligjërimi i saj duhet të përmirësohet dhe të përshtatet me situatë, që t’i drejtohet edhe pjesës më të madhe, e cila është kundërshtuese e qeverisë. Opozita duhet të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme. Elektorati “Gri” është me rëndësi të veçantë për opozitën.

Ne nuk kemi një mundësi për të kryer me shpejtësi një studim sociologjik se kush nuk shkoi dhe pse nuk shkoi të votonte. Protestat janë e vetmja rrugë, unë nuk shoh zgjidhje tjetër.”- shtoi ai.