Hoze Murinjo nuk mund të mos shkaktojë debat sa herë që jep mendimin e tij mbi diçka.

ortugezi njihet për tipin kontrovers dhe këtë herë në një intervistë për mediat ruse është shprehur se në Ligën e Kampionëve nuk ka skuadra favorite, teksa ish-tekniku i Junajtid u shpreh se nuk do të çuditej nëse në gjysmëfinale do të kalonte Ajaksi apo dhe Mançester Junajtid.

“Pas ndeshjeve të para, Barcelona dhe Juventusi sigurisht që nisen me një avantazh të lehtë, por nuk do të më çudiste aspak nëse do të eliminoheshin nga Ajaksi apo Mançester Junajtid.

Nuk ka skuadra favorite, të gjithë nisen të barabartë, nuk ka asgjë të pamundur, përmbysjet në këtë kompeticion janë bërë edhe më parë.

Është shumë e vështirë për të zgjedhur se kush do të kualifikohet, besoj se Siti do kaloj por kam shumë pikëpyetje”, përfundoi Murinjo.

Ndeshjet e kthimit të Ligës së Kampionëve do të luhen këtë mesjavë teksa do të vendosen edhe ekipet që do të sigurojnë biletat për në gjysmëfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm europian të futbollit për klube.