Për të dytin vit radhazi, 500 të rinj do të punësohen duke u bërë pjesë e projetit “Smile Albania”.

Në një takim me studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ministri i Mjedisit Blendi Klosi u kërkoi atyrë të aplikojnë në këtë projekt.

“Vjet punësuam rreth 500 të rinj, disa prej tyre mund të jenë në këtë sallë. Të gjithë u bënë ambasadorë të mikpritjes shqiptare. Është një aktivitet që zhvillohet për dy muaj dhe shtrihet në pikun e sezonit turistik dhe është një mundësi e artë për të gjithë vajzat e djemtë. Edhe ju ta shikoni jo vetëm godinë e Ministrisë se është godinë e rëndë, por ju të shikoni agjencitë që ka Ministria si laboratore reale që të mund të gjeni veten tuaj“ – tha ministri.

Klosi tha se për t’u ardhur në ndihmë studnetëve, punësimi sezonal i të rinjve do të njihet edhe si praktikë mësimore për njohjen e krediteve në fakultet.