Belinda kishte përgatitur një pyetje shumë pikante për Valbona Selimllarin e cila është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”.

“A ke puthur ndonjëherë ndonjë femër?”, e pyeti Belinda Valbonën e cila u vendos në siklet dhe tha se nuk e priste këtë pyetje. “Preferoj marrëdhënien mes një mashkulli dhe një femre”, u përgjigj Valbona.

“A mund ta kem unë ekskluzivitetin të jem e para?”, e pyeti Belinda Valbonën e cila mbeti e shokuar.

Pas kësaj pyetje Ermali e largoi Belindën nga studio duke e marrë në krahë.