‘Trendi i plakjes’ ka pushtuar botën ditët e fundit dhe kjo falë aplikacionit FaceApp.

Ndërkohë, ky program u shoqërua me mjaft bujë, teksa qarkulluan lajme se bëhet fjalë për një apliakcion rus dhe se vjedh fotot.

Mirëpo, FaceApp përtej zhurmës ka bërë një mrekulli. Me anë të këtij aplikacioni është gjetur pas 18 vitesh një djalë në Kinë, i cili ishte rrëmbyer kur ishte vetëm 4 vjeç.

Yu Weifeng, 21 vjeç, u bashkua me familjen e tij dy ditë më parë pasi policia arriti të përdorte teknologjinë për të parashikuar se si do të dukej ai tashmë i rritur.

Kur e gjetëm, ai refuzoi të besonte se ishte një fëmijë i rrëmbyer, por ADN-ja e konfirmoi.