Premier League është rikthyer këtë fundjavë me një ndeshje mjaft interesante mes West Ham dhe Arsenal. Edhe pse për 90 minuta u realizua vetëm një gol, në fushë pati mjaft spektakël dhe mbi të gjitha një rezultat surprizë. Arsenal u mposht 1-0 duke rregjistruar humbjen e pestë për këtë sezon.

Në pjesën e parë në stadiumin Olipmik të Londrës, West Ham u shfaq disa herë I rrezikshëm, me Anderson I cili përgjatë gjithë kohës ishte një rrezik kostant. Gjithsesi goli që do të vuloste takimin dhe që do t’I jepte fitoren ekipit të drejtuar nga Pelegrini u realizua nga Rice në minutën e 48.

Në fund festë për vendasit dhe një humbje që mund t’i kushtojë shumë Arsenal-it, pasi “topçinjtë” ndodhen jashtë zonës “Champions”.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here