Ish trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, duket se është gati që të rikthehet në punën e trajnerit.

Pas disa muajve ‘pushim’, trajneri portugez mund të kthehet përsëri në pozitën e trajnerit, pa u larguar nga Premierliga.

‘Special One’ është i gatshëm që të nis bisedimet me skuadrën e Newcastle dhe Sheikh Khaled bin Zayed Al Nehayan, i cili pritet të jetë pronari i ri i skuadrës.

Ky i fundit ka ofruar 350 milionë funte për blerjen e skuadrës dhe një gjë e tillë është afër që të ndodh.

Sipas ‘Mirror’, nëse një gjë e tillë ndodh, Mourinho është njeriu që do ta zëvendësojë Rafael Benitezin në St. James Park.

Mbetet të shihet nëse fillimisht Al Nehayan do ta ketë në pronësi skuadrën e Newcastle, për të nisur pastaj bisedimet me Mourinhon.