Trajneri Jose Mourinho është gjithmonë kontravers me deklaratat e tij. Tekniku ka folur në lidhje me Kupën e Amerikës dhe i ka dhënë një këshillë CONMEBOL-it në lidhje me rritjen e audiencës së këtij turneu.

“Nëse CONMEBOL kërkon që të rrisë audiencën e Kupës së Amerikës duhet të ftojë skuadra europiane. Të ftojnë Spanjën, Francën dhe Portugalinë. Nëse ata ftojnë Portugalinë, Ronaldo mund të fitojë trofeun përpara Messit”.

Një deklaratë që dhemb duke qenë se Argjentina e mbylli sërish këtë turne në vendin e tretë dhe Messi nuk po arrin të fitojë një trofe të rëndësishëm.