Forcat e Armatosura të Shqipërisë po vijojnë angazhimin e tyre për të përballuar situatën e krijuar nga moti i keq.

Një helikopter Cougar i Forcës Ajrore me në bord personel mjekësor të Spitalit Ushtarak, ka transportuar një 58-vjeçare të sëmurë nga fshati Vuç-Kurtaj i Malësisë së Madhe për në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë që një 25-vjeçare nga Peshkopia e bërë nënë dje, po trasportohet për në Tiranë.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë angazhuar këto ditë duke ndihmuar qytetarët në zonat problematike nga moti i keq.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here