Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi reagoi sot pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të mosdekretuar Gent Cakajn në postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme. I ftuar në një studio televizive, Patozi e cilësoi refuzimin e dekretimit nga ana e Presidentit si një shkelje të traditës kushtetuese, duke i cilësuar argumentet e Metës si “jo bindëse”.

“Në një Shqipëri ‘normale’, Presidenti thjesht është noterizues i Kryeministrit”, tha Patozi, duke e konsideruar Presidentin Meta “hipokrit, jo të ndershëm dhe udhëheqësin real të LSI-së. Profilet e ulëta nuk mbajnë dot goditjet politike. Gent Cakaj është i panjohur për mua. Cakaj dhe disa të tjerë, nuk duhet të jenë ministra”, tha Patozi, duke shtuar se “të qenit nga Kosova është konvencion, por jo vlerë e shtuar politike”.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here