Nga studio e emisionit Open në Top Channel, Sali Berisha ka bërë thirrje që askush, aq më pak partitë politike të marrin flamurin e studentëve dhe t’u vjedhin protestën.

Kush e bën këtë, cilidoqoftë, do dështojë keq, sipas Berishës. Thirrja e Berishës duket si një mesazh për gruan e Presidentit, Monika Kryemadhi dhe kreun e demokratëve Lulzim Basha, i cili siç provuan raportimet e medias, vodhën me dhunë protestën e studentëve, derisa e përçanë atë përmes militantëve të infiltruar.

“Askush mos të tentojë të marrë flamurin e studentëve, asnjë nga forumet, se do dështojë keq. Ata që përpiqen për t’ua marrë janë makbethër, kushdo që përpiqet t’ua marë protestën e idealeve, është Makbeth. Duhe të respektojnë pluralitetin e studentëve”, tha Berisha.