Kejvina Kthella ka pozuar dje në Instagram, nga një ambient kuzhine, ku shfaqet e veshur mjaft seksi me një fustan ngjyrë bojëqielli. Komentet në foton e saj janë natyrisht flakë, por jo të gjithë bien dakord. Një komentuese i shkruan velinës se eshtë bërë si “trans” nga plastika dhe Kejvina nuk e ka lënë me kaq!

“Ishe yll pa b*thë pa bukë pa cica siç të bëri nëna natyrë. Je bërë si trans tani a nuk e sheh veten në pasqyrë”, i shkruan komentuesja pa emër. Kejvina i ka bërë replikë “Miaooooo”, si për të thënë se nuk i intereson çfarë thotë, por në një koment të dytë, bukuroshja shqiptare duket pak më e nxehur ndërsa i kërkon ndjekëses që të shfaqë identitetin: “Po deshe të tregoj sa miaooooooo bëj, po nxirre surratin mos ha shit”, i shkruan ajo.