Një burrë është liruar nga burg, pasi u burgos për 6 vite se njohu dashurinë e tij përmes Facebok. Indiania ndau këshilla për të gjithë, që të mos ndiqnin shembullin e tij. Hamid Nehal Ansari hyri ilegalisht në Pakistan nga Afganistani në 2012 për të takuar një grua me të cilën kishte rënë në dashuri nga mediat sociale.

Kur ai arriti, policia pakistaneze po e priste në shtëpinë e gruas dhe e arrestoi menjëherë.
Inxhinieri u fut në burg për spiunim dhe falsifikim të dokumenteve.

“Nuk duhet të keni ndjenja për të huajt dhe mos u bini në dashuri në mediat sociale duke përfshirë Facebook,”-tha Ansari për AFP, tri ditë pasi u lirua nga burgu dhe u kthye në Indi.

Mediat lokale kanë fotografuar momentin kur ai përqafon nënën e tij dhe përkulet për të prekur tokën pas kalimit në kufirin indian.

“Fakti që mora mbështetje ishte momenti më i lumtur i jetës sime,”-tha 33-vjeçari. “Tani unë do të filloj një biznes, do martohem dhe do nis jetën time. S’ka më media sociale për mua.”
Pakistani dhe India kanë zhvilluar 3 luftra të mëdha që kur shpallën pavarësinë nga Britania në vitin 1947.