Monika Kryemadhi prej së shtunës ndodhet në SHBA.

Ajo thotë se është për një vizitë pune dhe poston herë pas here foto korridoreve me ndonjë kongresmen, të cilat i konsideron takime.

Shpërndan edhe ndonjë njoftim, por këta të fundit ndërkohë, nuk kanë asnjë foto apo njoftim për takimin me Kryemadhin.

Së fundmi Kryemadhi ka postuar një foto me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, Nancy Pelosin.

“Ishte kënaqësi e madhe të takoja Nancy Pelosin, Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, dhe të bisedoja me të mbi marrëdhënien e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryetarja Pelosi është një model shumë i fortë për të gjitha gratë në botë dhe veçanërisht në Shqipëri. Kemi nevojë për më shumë gra e vajza në politikën shqiptare, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë.

Pres me padurim për të vazhduar diskutimin me një grua kaq të fuqishme për mënyrën se si duhet të fuqizojmë marrëdhënien tonë me SHBA dhe të përfitoj nga eksperienca e saj për të ndërtuar një Shqipëri më të fortë”, shkruan ajo.(TemA)