Monika Kryemadhi i ktheu përgjigje Ramës gjatë një takimi me simpatizantët pak orë para protestës. Ajo tha se beson shumë herë më shumë se besimtarët duke treguar edhe arsyet se përse.

Kryeministri Edi Rama ironizoi sot nga Berati kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi pas lutjes së saj në Zot për protestën e së shtunës. “A e mban dot shpiragu klithmën e Monikës “O Zot shpëtoji shqiptarët nga blerja e votës. Zoti thotë më mirë s’po ndërhy se i bie të mbroj shqiptarët nga Monika” tha ai me ironi. Ndërsa Monika Kryemadhi i ktheu përgjigje gjatë një takimi me simpatizantët pak orë para protestës. Ajo tha se beson shumë herë më shumë se besimtarët duke treguar edhe arsyet se përse.

“Kam disa herë që nuk e dëgjoj Ramën, por më thonë se e paska problem pse besoj në Zot. Unë besoj, por edhe ju këtu, unë besoj shumë më shumë se një besimtar, dy apo trefish më shumë sepse dua që me lutjet e mia në Zot dhe besimin tim të shpaguaj të gjithë atë mëkat që bënë prindërit e Ramës duke shkatërruar kisha dhe xhamia. Me lutjet e mia i bëj thirrje Ramës që ti shpëtojë shpirti atij, që grabisin pronat e kishave dhe xhamive.

Do të lutëm në Zot që të kthehen pronat e të gjithë besimeve fetare. Kudo shkoftë në vende të krishtera apo myslimane apo bektashije, mos të ironizojë apo të përmende emrat e të shenjtëve sepse mallkimi i tyre do të bjerë në kokën e tij dhe nuk do ta shpaguajë dot as një jetën tjetër. Larg gojën tënde të ndyrë nga Zoti që mbron shqiptarët në këtë mallkim që i ke hedhur ti” përfundoi Kryemadhi.